Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Durrës, kapen dy sirianë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, pranga shoferit

autobusi-policiaDy klandestine  sirianë janë ndaluar diten e sotme në Durrës, të fshehur në autobusin e linjës Athinë-Tiranë.

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e autobusit 48 vjecarin Agron Karanxha, i cili i ka transportuar klandestinët sirianë nga Athina ne Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar te Kakavijes duke i fshehur në autobus kundrejt një shume prej 500 euro per person.

Sipas policise, dy klandestinët kanë deklaruar në polici që kishin si destinacion final Malin e Zi, për nga do të shkonin drejt perëndimit.

Aktualisht policia e Durrësit, po heton rreth ekzistencës së mundshme të një linje trafiku nga Athina për në Malin e Zi, të klandestinëve që vijnë nga vende në konflikt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet