Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Boko Haram sulmon ashpër qytetin nigerian

bokoMilitantët të dyshuar të Boko Haram kanë nisur sulme ndaj qytetit verior nigerian të Maiduguri pak kohë pas mesnatës së të dielës, kanë bërë me dije burime ushtarake, qeveritare e lokale.

Një dëshmitar i agjencisë së lajmeve Reuters ka thënë se janë dëgjuar granatime dhe janë parë helikopterë ushtarakë duke qarkulluar nëpër qytet, transmeton Koha.net.

Të gjitha rrugët janë mbyllur, ka thënë një burim i sigurisë, ndërsa edhe fluturimet komerciale janë ndaluar.

Militantët nisën sulmin në cep të qytetit në zonën Njimtilo. Qyteti është kryeqytet i shtetit Borno dhe do të ishte çmim i madh për rebelët që po provojnë të shtrijnë një Shtet Islamik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet