Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berisha: Neser nis stina e protestave! Do ti ulim gjitha cmimet dhe taksat

berishaIsh-Kryeministri Sali Berisha shfrytezoi rrjetin social Facebook per te leshuar nje mesazh ne prag te protestes se paralajmeruar per te henen nga selia blu sipas te ciles qytetaret duhet te fikin 5 minuta makinat. “Te dashur miq, neser ne ora 11:00 qytetaret shqiptare, me thirrjen e Partise Demokratike, fikin aty ku ndodhen per 5 minuta makinat ne shenje proteste per çmimin me te larte te naftes ne Europe per shkak te taksave te qeverise, me te lartat ne kontinent. Neser pra çelet sezoni i protestave mbare popullore antiqeveritare, protestave kunder klikes Rama – Meta qe do kete si qellim kryesor uljen e taksave te naftes dhe taksave te tjera te rritura, uljen e çmimit te energjise, rrezimin e murit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, zevendesimin e shtetit policor te neo-bllokmeneve me shtetin ligjor. Te dashur qytetare, ju ftoje qe me perkushtimin, guximin, vendosmerine tone te nxjerrim vendin nga honet e papunesise, varferise, korrupsionit, pasigurise ku e kane rrokullisur oligarket Rama – Meta! sb”, shkruan Berisha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. lesh says

    fuck you kerme komuniste….

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet