Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha paralajmëron: Shqiptarët do përballen me një pranverë protestash

basha-pdKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se qeveritë në mbarë botën luftojnë që ta ulin çmimin e naftës ndërsa këtu rritet artificialisht. Sipas tij, dy herë në dy vitet e fundit qeveria rriti taksën e qarkullimit. “Mbi 60% e çmimit të naftës që paguajmë sot shkon në xhepat e qeverisë. Detyrohemi të paguajmë 1008 lekë taksat “Rama” në çdo litër karburant që blejmë. Kjo gijotinë në qafën e shqiptarëve me të ardhura tre herë më të ulëta se mesatarja europiane është një krim që duhet ndalur. Kjo është mendësia që i sheh njerëzit si skllevër të qeverisë. Që nuk punojnë për veten e tyre për familjet e tyre por për taksat e pushtetit. Produktet bazë të jetës shtrenjtohen jo nga tregu por nga taksimi i pandershëm i qeverisë, rast unik në Europë”, theksoi Basha.

Godet kriza por godet pa mëshirë edhe rrëgjimi Rama-Meta, vijon ai, duke këmbëngulur se një fjalë goje janë taksat për Ramën që tallet sa herë lajmëron rritje taksash dhe taksa të reja.

“Ju shohë që mbaheni nuk keni vdekur ju thotë Kryeministri sipërmarrësve. Një fjalë goje janë paratë për qeverinë por jo për qytetarët që paguajnë luksin qeveritar për çdo litër karburant që blejnë.

Një fjalë goje janë për Kryeministrin edhe fasha e energjisë dhe rritja e çmimit të energjisë me 25%.

Një fjalë goje është edhe rritja e taksave dhe tatim-fitimit me 50% që po shtyn biznesin drejt falimentit. Por këto nuk janë fjalë goje. Janë qindra mijëra orë mundi dhe djerse të qytetarëve shqiptarë. Këto janë para që i merr pa djersë oligarku i ‘Shtëpisë së Gjetheve’. Po i nxjerr me mundin e punës, në shi, në diell, në të ftohtë shqiptari i thjesht anembanë vendit. Erdhi koha që njerëzit të mbrojnë veten, erdhi koha t’i tregojmë qeverisë se nuk e pranojmë më rritjen e taksave, të çmimeve, të padrejtësive dhe të arbitraritetit”, nënvizoi Basha.

Erdhi koha të marrim në dorë ndryshimin e vërtet të kthejmë vendin në rrugën e normalitetit, tha ai, protesta e nesërme në orën 11:00 është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme, masive dhe popullore që s’kanë për ta lënë dyshen Rama-Meta të livadhisë sipas qejfit.

“Nuk do t’i lejojmë të sundojnë sipas trilleve me bandat e tyre kriminale dhe me stoqet e një korrupsioni të frikshëm që është instaluar në çdo zyrë publike. Nuk do të jetë Shqipëria atdheu i padrejtësive ku i pamunduri vret veten në qeli sepse është lënë si kriminel vetëm për një debi energjie 35mijë lekëshe teksa debitori 205 milionësh krekosen në Parlament të mbrojtur nga dyshja Rama-Meta. Nuk do të jetë Shqipëria vendi ku qytetarëve të ndershëm j’u tregohen dhëmbët shtazarak të pushtetit ndërsa kriminelët dhe trafikantët e partisë ndajnë zonat e influencës dhe postet, ndajnë fitimet me dyshen Rama-Meta. Durimi ka një kufi! Nesër në orën 11:00 të fikim për 5 minuta makinat kudo ku jemi, tregojmë dinjitetin e shqiptarit forcën e shumicës, për të mbrojtur familjen dhe vendin. Pranvera e protestave po nis dhe ky rrëgjim antipopullorë do të ndalet”, insistoi Basha.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
2 Comments
  1. lesh says

    ik o trap pirdhu…….

  2. jetmir says

    Po nuk vjen pranvera me nje lule ooooooooo luliiiiii

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet