Pacolli: Durimit po i vjen fundi

Kosovë&Rajon

pacolliPresidenti i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli beson se durimit të qytetarëve të Kosovës po u vije fundi. Ai thotë se në Kosovë ka shumë arsye për të protestuar dhe se duhet vetëm pak për të shpërthyer situata. Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Dikur në një intervistë kam thënë se do të kalojë koha e dehjes nga fitimi i lirisë dhe pavarësisë. Kam thënë dhe se populli i Kosovës është i duruar, por nuk mund të luhet gjatë me durimin e tij. Populli nuk mund të gënjehet vazhdimisht me ëndrrën e lirisë, apo me rritje të vogla rrogash dhe pensionesh ndërsa sistemi ekonomik nuk prodhon. Vjen një kohë kur mbarojnë dhe gënjeshtrat që funksionojnë për të manipuluar popullin.

Siç e tregoi protesta e sotme, situata në mes të qytetarëve të Kosovës është inkadeshente. Ka shumë arsye për të protestuar dhe fare pak për të shpresuar. Pak duhet, një shkrepse nga brenda ose dhe nga jashtë dhe situata mund të shpërthejë. Deklarimet e Jablanoviqit ishin vërtet shumë fyese dhe kishin brenda potencialin për të nxitur revoltë. Ndjenja e pafuqisë që qeveria aktuale e Kosovës tregoi ndaj Serbisë për çështjen e Trepçës ishte poshtëruese dhe krijon ndjenjë të fortë rebelimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cila është zgjidhja për t’ i dhënë kuptim lirisë që nuk është e vërtetë pa mirëqenie ekonomike?

Cila është zgjidhja për të administruar drejt pakënaqësinë popullore, ose për të adresuar shqetësimet e saj?

Zgjidhja në kushtet kur Kosova është në një situatë delikate edhe për arsye të tjera, nuk është shkrepsja e retorikës agresive, destabilizuese, jopropozuese, por qasja konstruktive. Duhet qasje propozuese dhe realizuese.

Qeveria ka pak kohë për të treguar se gjithë premtimet gjatë fushatës zgjedhore janë serioze. Le të provojë se mund të mbajë vetëm gjysmën e atyre premtimeve për rritje ekonomike, për punësim, për investime të huaja. Por a mundet ta bëjë këtë? /RTK/

ME TE LEXUARAT