Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Valltarja xhuxhe fejohet me ushtarin dy herë më të gjatë

fotoKat Hoffman, e gjatë 1.19 metra, dhe Eich Buscher, i gjatë 1.83 metra, janë takuar vitin e kaluar përmes një shoku, ndërsa tani ata janë të fejuar.

26 vjeçarja nga Bellefontaine, Ohio, e cila fiton 1 mijë dollarë në javë si valltare, vitin e kaluar është takuar me ushtarin Eich Buscher, gati dy herë më i gjatë, përmes një shoku dhe kanë filluar lidhjen.

“Personalitetet tona janë përshtatur… Gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt e gjatë, më pëlqen dallimi në gjatësi”, ka thënë Kat.

Busher, 35 vjeç, thotë se dallimi në gjatësi ndoshta “paraqet disa probleme”, por jo dhe aq shumë sa për të mos i tejkaluar.

“Siç duket ajo ecë më ngadalë”, tha ai duke bërë shaka.

Tifozi i sportit të mundjes, i cili është ushtar i ushtrisë amerikane, e ka tërë trupin me tatuazhe, nga qafa e deri tek këmbët, kështu që është mësuar nga “shikimi i çuditshëm” në publik.

“E tërë kjo botë është e mbushur me lloje të ndryshme të njerëzve dhe duhet të kuptoni se disa njerëz nuk do t’ju pranojnë për atë se çfarë personi jeni. Thjeshtë injoroni njerëz të tillë”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

E fejuara e Busherit është e lindur me sëmundjen e quajtur “Diastrophic Dysplasia Dwarfism”, që do të thotë se duart, këmbët dhe trupi i saj janë më të shkurtra se normalet dhe ajo peshon vetëm 30 kilogram.

Duke u rritur ajo është përballur me abuzime të ndryshme për gjatësinë e saj por tani ajo është duke buzëqeshur me krijimin e karrierës si një valltare ekzotike dhe gjetjen e dashurisë e jetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet