Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi i pro-rusëve me raketa, 30 të vdekur në Ukrainë


Bilanci ndaj bombardimit me raketë hedhëse të shumfishtë të tipit “Grad” kundër një lagje shumë të populluar në qytetin port të Mariupolit ka arritur në 30 të vdekur.
Ndërkohë që separatistët prorusë deklaruan sot se kanë filluar një ofensivë kundër portit strategjik të Mariupolit, qyteti i fundit më i madhë në Lindje të vendit nën kontrollin e Kievit.

“Ofensiva ndaj Mariupolit filloi sot”, deklaroi kryetari i republikës së vetëshpallur të Donetskut, Alexandre Zakharçenko.
Pushtimi i këtij qyteti industrial me gjysmë milionë banorë do të krijonte një urë tokësore për mes Rusisë dhe Krimesë, të aneksuar në mars por shumë të varur nga Kievi për furnizimet me ujë, elektricitet dhe prodhime ushqimore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet