Sylvester Stallone është fytyra e re e bukës Warburtons.
Aktori 68-vjeç, Rocky, do të aktrojë përkrah bosit të furrës, Jonathan Warburton, në fushatën re.
Vet Warburton është shprehur tejet i emocionuar që do të aktrojë përkrah një superylli holivudian siç është Sylvester Stallone.
Në ndërkohë, raportet mediale thonë se Stallone ka nisur xhirimet e reklamës të furrës më 22 janar në Whitewood, Castleford, transmeton Koha.net.
Fotografi nga fushata e shfaqin Stallonen para një flote kamionësh të portokalltë të Warburtons i cili njëkohësisht mban në kokë kapelën me mbishkrimin “W”, si dhe një jelek me logon e kompanisë në ballinë.
Kohë më parë u raportua se aktorja Lindsay Lohan do të xhironte një reklamë për “Esurance”, ndërsa Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio tashmë veçse kanë realizuar reklamën 70 milionë dollarëshe të kazinosë “Scorsese”.