Nëse do të kishin votuar amerikanët për çmimin “Oscar”, filmi “American Sniper” i regjisorit Clint Eastwood, do ta fitonte çmimin e Filmit më të mirë.
Në një sondazh të organizuar nga Reutersi dhe Ipsos Oscars, amerikanët kanë votuar për filmin që portretizon snajperin më vdekjeprurës i ushtrisë amerikane.
Filmi në të cilin shkëlqen aktori Bradley Cooper në rolin e Chris Kyle, ka fituar 22 për qind të votave si filmi që duhet të fitojë çmimin kryesor “Oscar”.
Në pozitën e dytë është pozicionuar filmi biografik “Selma” për Martin Luther King Jr, që ka siguruar tetë për qind të votave.
Në pozitën e tretë me katër për qind është pozicionuar filmi “Boyhood” ndërsa 48 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk janë të sigurt se cili film duhet të fitojë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 22 shkurt.