Shoku i skuadrës kritikon Adnan Januzajn

Aktualitet

januzaj-vishetMesfushori belg, Marouane Fellaini ka deklaruar se Adnan Januzaj është futbollisti që vishet më së keq tek Manchester United.

Ish-anëtari i Evertonit, që është shok i mirë me Januzajn, e ka zgjedhur pikërisht futbollistin kosovar, kur është pyetur nga tifozët se kush vishet më së keqi te “Djajtë e Kuq”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për mendimin tim Adnani është futbollisti që vishet më së keqi, ndërsa më së miri vishet Phil Jones”, ka thënë Fellaini duke buzëqeshur. Ai ditë më parë pasi realizoi një gol shkoi me vrap në bankinë për ta përqafuar pikërisht Adnan Januzajn. Me gjasë përzgjedhja e Adnanit nga ana e Fellainit në pyetjen se kush vishet më së keqi, në këtë rast ka ardhur më shumë si mundësi e mos keqkuptimit nga ana e lojtarëve tjerë, pasi me Adnanin ka marrëdhënie të mira, pasi luajnë së bashku edhe në kombëtaren e Belgjikës.

ME TE LEXUARAT