Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ronaldo braziliani: Më shumë kam fjetur me Roberto Karlosin, sesa me gruan

ronaldo-roberto-karlos“Fenomeni brazilian” Ronaldo, ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Sports Illustrated’ se ka fjetur më shumë herë me Roberto Carlosin sesa me secilën nga partneret e tij.

Sulmuesi dhe mbrojtësi i majtë kanë qenë shokë skuadre në kombëtaren e Brazilit dhe gjithashtu te Corinthias e Real Madrid për shumë vite dhe kanë ndarë dhomën e hotelit nëpër grumbullime.

“Kam kaluar 20 vite të jetës sime me të. Ishte shoku im i dhomës”, shpjegon Ronaldo.

“Fenomeni” ka përsëritur edhe një herë tjetër se lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë ka qenë Zinedine Zidane, ndërsa kur u pyet për sulmuesin më të mirë të momentit, ai u përgjigj duke thënë: “Zlatan Ibrahimovic.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet