Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Prishtinë, protestuesit sulmuan ambasadën e Malit të Zi

protesta-prishtineIncident i rëndë diplomatik është shënuar në përfundim të protestës ne Prishtine, ku një numër protestuesish kanë gjuajtur me gurë edhe ambasadën e Malit të Zi në Kosovë që gjendet në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ka ndodhur kur policia filloi të pastron turmën e protestuesve nga sheshi.
Përkundër forcave policore, disa protestues kanë gjuajtur xhamat e Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Prishtinë që gjendet në katin e dytë të ndërtesave në Sheshin ‘Nëna Terezë’.

Një situatë e tendosur ka ndodhur edhe në Podgoricë me protestues nacionalistë serbë por Ambasada e Kosovës nuk pësoi dëme atje. Fatkeqësisht në Kosovë ndodhi e kundërta.
Aktivistet e Vetëvendosjes vitin e kaluar paten ndalur me dhunë edhe një panel në Hotelin ‘Emerald’ ku u mbajt Forumi i Miqësisë Kosovë – Mal i ZI me pjesëmarrje të qeverisë malazeze.
Atëherë disa aktivistë të VV e ndërprenë me dhunë panelin me pankartën që thoshte: “NË MAL TË ZI SHQIPTARËT SHTYPEN. KJO NUK ËSHTË MIQËSI!”
Mësojmë se në mbrëmje është dërguar edhe njësiti forenzik i policisë për të zbuluar atakuesit e Ambasadës malazeze. express

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet