Presidenti amerikan Obama do vizitojë Indinë

Bota

obama-sulmiAutoritetet në Nju Delhi janë duke u përgatitur për vizitën treditëshe të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e cila nis nesër.

Para udhëtimit, Obama i ka bërë thirrje Pakistanit, i cili është fqinj dhe rival i Indisë, që të bëjë më shumë për të shkatërruar strehat terroriste dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmeve terroriste në Mumbai më 2008.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse marrëdhëniet midis Indisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tendosura në vitet e fundit, Shtëpia e Bardhë ka shfaqur shpresën për përmirësimin e lidhjeve ekonomike dhe të mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT