Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pesë vjet burg për xhihadistin Fitim Lladrovci

fitim lavdovciFitim Lladrovci është dënuar nga gjykata, të premten, me pesë vjet burg për veprën penale pjesëmarrje në grupe terroriste dhe dy vepra tjera armëmbajtje pa leje. Dënimi i tij është konfirmuar nga avokati i tij Nuhi Paçarizi.

“Po, klienti im është gjykuar dje (të premten) dhe është dënuar me 5 vite burg, për tri vepra penale”, ka thënë avokati Paçarizi për Express.

Nga ana tjetër, Express merr vesh nga burime të sigurta brenda gjykatës se Lladrovci u dënua me katër vjet e gjatë muaj burgim për veprën penale pjesëmarrje në terrorizëm dhe dhjetë muaj tjerë burg e 500 euro gjobë për dy vepra penale armëmbajtje pa leje. Rrjedhimisht, dënimi unik për Fitmin Lladrovcin është pesë vjet heqje lire dhe 500 euro gjobë.

Lladrovci nga fshati Gllanasellë i Drenasit u arrestua fundvitin e kaluar pas një bastisje në pronën e tij nga njësiti Antiterror i Policisë së Kosovës.

Ai, në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar me propagandë, përmes së cilës bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes rrjetit social Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet