Aktori i famshëm Nicolas Cage, ka pranuar një rol në komedinë “Army of One” që ka të bëjë me Osama Bin Ladenin.
Regjisori i filmit “Borat”, Larry Charles, ka vendosur që ta kthejë në film një artikull të revistës “GQ” që tregon për një qytetar amerikan, i cili kishte vendosur që të nisej për në Afganistan që ta vriste terroristin.
Cage do ta luajë rolin e Gary Faulkner, i cili disa herë tenton të hyjë në Pakistan e Afghanistan për ta vrarë Osama Bin Ladenin, transmeton Koha.net.
Cage së fundmi është shfaqur në filmin “Dying of the Light”.