Naço: Punonjësit e regjistrimit të pasurive do t'i nënshtrohen testimit

Aktualitet

nasip_nacoPas arsimit dhe mjekësisë tashmë edhe punonjësit dhe specialistët e sistemit të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, do të kalojnë në testim. Deklarata është dhënë nga ana e Ministrit të Drejtësisë,  Nasip Naco, gjatë prezantimit të kreut të ri të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Fier.

Sipas ministrit të Drejtësisë gjithçka do të kryhet për të qenë në performancë dhe në të njëjtin hap me reformat dhe punën që po bën mazhoranca qeverisëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri ftoi qytetarët të denoncojnë rastet abuzive në këtë zyrë. Sipas ministrit do të ketë lëvizje dhe ndryshim të gjithë krerëve drejtues të këtij sistemi që nuk i përgjigjen projekteve dhe punës që kërkon kjo qeveri në shërbim të qytetarëve, shkak për të cilin është larguar nga puna edhe kreu i mëparshëm i ZRPP Fier.

Krye-regjistruesi Ilirjan Muho u shpreh se nga kontrolli i ushtruar në ZRPP Fier është konstatuar se nga 12 500 dosje rreth 7000 prej tyre janë trajtuar jashtë afateve kohore. Ai deklaroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk zbatojnë ligjin. Më pas ministri i Drejtësisë Naco, vizitoi ambientet e burgut të ri që është ndërtuar në rrethinat e Fierit me një kapacitet 800 vende

ME TE LEXUARAT