Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mustafa thekson përkrahjen e Qeverisë për sistemin shëndetësor në Kosovë

isa-mustafa-vitiKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar të shtunën Poliklinikën e Stomatologjisë në Pejë. Pas vizitës së ambienteve të Poliklinikës dhe takimit me punëtorët shëndetësorë të saj, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë një deklaratë për medie ku ka shprehur përkrahjen e Qeverisë për sistemin shëndetësor në Kosovë.

“Patëm rastin që sot të vizitojmë këtë Poliklinikë të Stomatologjisë në të cilin ka investuar Komuna e Pejës tani, dhe e ka sjellë në gjendje shumë të mirë. Pamë se kemi një staf shumë të përkushtuar i cili është shembull edhe për poliklinikat e tjera por edhe për sistemin tjetër shëndetësor të Kosovës sepse tregon një kulturë të veçantë të organizimit, të funksionimit dhe të përkushtimit ndaj pacientëve”, tha kryeministri Mustafa.

Duke përgëzuar Komunën e Pejës për investimet të cilat i ka bërë si dhe për racionalizmin e shpenzimeve që janë bërë me këto investime, kryeministri Mustafa ka theksuar se në prioritetet e Qeverisë është që të punohet në transformimin e institucioneve shëndetësore, në reformimin e tyre në mënyrë që shëndeti të ketë primat sa i përket edhe investimeve kapitale, kujdesit ndaj pacientëve por edhe të cilësisë së punës e cila duhet të përmirësohet.

Kryeministri Mustafa theksoi po ashtu se Qeveria po mundohet që duke filluar nga shëndeti primar, ai sekondar dhe terciar t’i organizojmë sa më mirë “në mënyrë që pacientët tanë të mos shkojnë jashtë sepse kemi staf të mirë, kemi njerëz që janë mirë të përgatitur. Lypsen më shumë investime dhe lypset një organizim më i mirë që të bëhet”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet