Mercedesi i ka caktuar çmimin modelit të ri AMG GT S.
Përmes një njoftimi, kompania gjermane ka treguar se GT S do të kushtojë 130 mijë dollarë.
Me 453 kuajfuqi GT S ka çmimin e njëjtë me Porsche 911 GT3 që ka 476 kuajfuqi.
Vetura e fuqishme e Mercedesit shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë e arrin për 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 310 km/orë. Transmisioni i tij është prej shtatë shpejtësive.
Kompania gjermane nuk tregoi çmimin e AMG GT të rregullt, i cili pritet të kushtojë rreth 10 mijë dollarë më lirë se modeli i fuqishëm GT S.
GT është lansuar pasi që AMG shijoi shitje rekorde në mbarë botën duke shitur 23 mijë ekzemplarë në gjashtë muajt e parë të viti 2014.