Twitter i ka urdhëruar përdoruesit e vet të pushojnë së postuari linçet nga Instagrami.
Që nga viti 2012, Instagrami ka hequr mundësinë që fotografitë e Instagramit të shfaqen brenda në Twitter. Që atëherë, fotografitë të cilat janë postuar përmes Facebook-ut, shfaqen si linçe, të cilat duhet të hapen veçmas në shfletues (browser), raporton “The Independent”.
Twitter, përdoruesve të vet, i ka porositur që fotografitë t’i postojnë direkt nga llogaritë e tyre të Twitter-it.
Mesazhi është paraqitur si një përpjekje për të edukuar përdoruesit, që në mënyrën më të mirë të përdorin llogarinë e tyre në Twitter dhe për të rritur ndërveprimin nëpër postime.
Instagrami, prej se është blerë nga Facebook në vitin 2012, ka përfituar nga Twitter dhe i mori atij një numër të madh përdoruesish.
Twitter gjithashtu ofron filtra dhe forma të tjera për editimin e fotografive, sikurse Instagram, por mundësitë janë më të kufizuara, ndërsa shumica e përdoruesve ende zgjedhin Instagramin