Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kur të troket fati, gjen bizhunë 21 mijë dollarëshe në plehra

bizhuteri-plehraCleonice Bento mbijetonte duke mbledhur gjëra të riciklueshme në vendgrumbullimin e plehrave në Brazil.

Një ditë, duke gërmuar mes mbetjeve urbane ajo gjeti një gjerdanë të artë. Bëhej fjalë për një bizhuteri të vjetër dhe shumë të kushtueshme.

Ajo ishte dita më me fat e jetës së Cleonice Bento. Gruaja e tregoi historinë për BBC-në, duke thënë se me shitjen e gjerdanit, arriti që të blinte një shtëpi dy-katëshe dhe i lejoi vetes që të bënte disa pushime të gjata. Sapo kthehet në ‘punë’, fati i buzëqesh sërish.

Brenda një tubi ajo gjeti disa kartëmonedha. I numëroi dhe në total ishin 21 mijë dollarë. “Mora një prerje kartëmonedhe prej 100 dollarësh e ia dërgova bankës, për të verifikuar nëse bëhej fjalë për para të vërteta.

Ata më thanë që nuk ishin të falsifikuara”,-ka treguar Bento për BBC-në.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet