Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kim Kardashian: Dëgjoni këngëtarin e ëmbël shqiptar (Foto/Video)

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka shpërndarë në faqen e saj në Twitter një këngë të kënduar nga këngëtari i ri shqiptar, Stanaj. Kim duket se e njeh Shqipërinë dhe madje ajo në shkrimin e saj përmend këngëtarin e ri Stanaj, i cili po punon me disa prej emrave më të mëdhenj në Amerikë. Në videon e ‘coverit’ të këngëtarit të ri për këngën “Only One” nga Kanye West, Kim ka shkruar: “Sa i ëmbël është ky djaloshi i ri shqiptar Stanaj duke kënduar “Only One””, u shpreh Kim. Eshtë hera e parë që një shqiptar arrin të përmendet nga një yll i përmasave të tilla dhe që ka depërtuar deri në këtë masë, transmeton Telegrafi. Për këtë sigurisht se nuk është i lumtur vetëm Albert Stanaj, por të gjithë shqiptarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet