Maqedonia ka arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski.
Prangosja e tij është kryer mbrëmjen e 23 janarit 2015. Sipas portalit Press24, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi të mitur.
Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues.
Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Postimi tjeter
Arkimed Lushaj, Stresi, zbulon antiplumbin që mban nën rroba