Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Inzaghi nuk ka frikë nga shkarkimi

inzagiiTrajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, thotë se ai nuk është duke u frikësuar nga shkarkimi pavarësisht formës së dobët që po kalon ekipi i tij.

Inzaghi po vuan që të inspirojë skuadrën e tij drejt fitoreve dhe sonte mbrëma Milani përballet me Lazion në duelin e vështirë të kësaj jave që pavarësisht rezultatit nuk po e frikëson teknikun për të ardhmen e tij.

“Presidenti më ka telefonuar këtë javë nga dy herë në ditë. Jam në dijeni për afërsinë e tij me mua dhe klubin dhe se klubi nuk është në një moment të mirë”.

“Jam i sigurt se ne do të dalim nga kjo situatë. Secila ndeshje për mua është vendimtare. Ne kemi dy ndeshje të vështira ndaj Lazios të dielën dhe më pas edhe në Coppa Italia të martën. Ne jemi në situatë normale në tabelë dhe duhet që të fitojmë”.

“Ndonjëherë ju duhet vetëm një ndeshje për t’u ringritur. Unë pres ndonjëherë ndonjë fjalë jo të mirë nga Berlusconi, por edhe ai e di se ne po japim më të mirën dhe po na përkrah”.

“Kritikat më bëjnë më të fortë, ndoshtë sepse në këto 20 vite unë rrallë kam marrë komplimente. Jam i sigurt se ne do të bëjmë mirë bazuar në uri dhe në atë që kam parë në stërvitje. Jam shumë i qetë”, ka potencuar Inzaghi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet