Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Elbasan, Beqja: Ligji antiduhan do japë efekte të kënaqshme

elbasan “Shqipëria Jo Duhanit!” ishte aktiviteti i organizuar në qytetin e Elbasanit  pas atyre të Tiranës, Korçës, Beratit dhe Vlorës, iniciuar nga një grup nismëtarësh te shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky aktivitet sensibilizues  synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

Aktiviteti ndërgjegjësuese antiduhan u organizua në qendrën e qytetit, pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, me pjesëmarrjen nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Elbasanit, ku edhe është organizuar një lojë basketbolli në mbështetje të nismës “ Shqiperia Jo Duhanit”.

I pranishëm në këtë aktivitet sensibilizues ka qene edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, përfaqësues të pushtetit lokal, Institutit te Shëndetit Publik etj. Ne fjalën e tij, Ministri Beqja ftoi qytetarët në pjesëmarrje aktive për mbrojtjen e mjedisit. “Shkencerisht është provuar dëmi që shkakton pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive janë provuar shkencërisht se kryesisht shkaktohen nga pirja e duhanit. Ndryshimet e ligjit për pirjen e duhanit u bënë për të forcuar zbatimin e tij”, tha në fjalën e tij ministri Beqja. Në vijim ai shtoi se “një falënderim për sensibilizimin e mospirjes së duhanit i shkon qytetarëve që po zbatojnë ligjin. Ne si ministri do të punojmë në tre drejtime, informimin, shtrenjtim të kostos së duhanit dhe inspektime dhe ndëshkime për ata që e thyejnë ligjin. Këto masa jemi të bindur se do të na japin efekte të kënaqshme”, tha Beqja.

Kreu i bashkisë, Qazim Sejdin,i ftoi qytetarët dhe pronarët e lokaleve, të sensibilizohen dhe të ndalojnë pirjen e duhanit në ambjente publike, pasi sipas tij, ky sensibilizim është në të mirë të komunitetit duke evituar sëmundjet

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet