Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Duma: Të hënën në 11.00 nis refuzimi masiv i çmimeve të larta

dumaSekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e PD, Grida Duma në një deklaratë për median nga selia blu ka deklaruar se ditën e hënë në orën 11, qytetarët në mbarë vendin nisin aksionin kundër çmimit më të lartë të naftës në rajon e në Europë.

Duma tha se në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë.

Cmimi i karburantit sot tek ne është më i larti në rajon e në Europë, ndërkohë që të ardhurat janë 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane.

“Megjithëse Edi Rama i di mirë këto fakte, ai vazhdon të bëjë strucin. Sepse është ai që i ka rritur taksat në mënyrë të përsëritur.

Cmimi i naftës, cmimi i energjisë, taksat dhe cmimet e larta, dhuna dhe padrejtësitë qeveritare janë arsyet e krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë që po përjetojnë sot mijëra shqiptarë.

Ndaj e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër cmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë”, u shpreh Duma

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. marko says

    Ik moj kukumjack

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet