Modelja 41 vjeçare, Heidi Klum vazhdon të pozojë me të brendshme falë dhe linjave perfekte edhe pse mosha e saj ndryshon nga modelet e tjera.
Ndryshe nga të tjerat që kujdesen për trupin e tyre duke mbajtur dietë, Heidi ka zgjedhur metodën e saj për t’i mbajtur linjat në formë.
Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shihet teksa kishte përgatitur një krep të lyer me Nutella për vaktin e saj. Me sa duket për modelen, Nutella është “ilaçi” i saj shërues.