Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Daçiç, Bushati dhe Gentiloni takim në Romë për integrimin

bushati-dacicMe ndërmjetësimin e Italisë, Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë, Ditmir Bushati dhe Ivica Daçiç u ulën në një tryezë për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit.

Kryediplomati italian Paolo Gentilioni i ka pritur në takime të veçanta dy Ministrat dhe më pas nisi takimi trilateral.

Gentilioni para delegacioneve të tre vendeve konfirmoi se Italia ka marrë zotimin për një angazhim aktiv si katalizatore për krijimin e një klime konstruktive dhe promovimit te bashkëpunimit rajonal.

Lufta ndaj terrorizmit, prespektiva e përbashkët europiane dhe forcimi i zhvillimit të rajonit kanë qënë boshti i diksutimeve në takimin trepalësh zhvilluar në Romë mes Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Paolo Gentilioni tha se Shqipëria dhe Serbia janë vende kyçe për Ballkanin Perëndimor dhe se proçesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen europiane ka rëndësi strategjike.

Ministri i Jashtëm italian konfirmoi se Roma gjithnjë ka mbështetur integrimin e këtyre dy vendeve.

Për të forcuar më trej marrdhëniet Shqipëria dhe Italia brenda një viti do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Ka qënë Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni që shprehu gatishmërinë e Italisë për të intensifikuar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe e njohu homologun e tij shqiptar me vullnetin për organizimin brenda 1 viti të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive, si një kontribut për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ndërsa për Ministrin Bushati “ka ardhur momenti për një prani me të madhe të biznesit italian në vendin tonë, sidomos për praninë e kompanive të mëdha si dhe për investime italiane në sektorët strategjikë.

Ministri i Jashtëm shqiptar tha se nuk duhet humbur kohë për të konkretizuar njohjen e pensioneve si dhe për zgjidhjen e çështjes së taksës rrugore për auto transportuesit shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë”.

Ndërsa kur vjen puna tek marrdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç pranon se ky dialog është i vështirë, por i domosdoshëm.

“Çdo herë që ne takohemi dhe duhet të flasim për gjëra të rëndësishme, nuk duhet të bëjmë si lojtarë të vegjël futbolli.

Nuk mund të bëjmë si Suarez me Chiellinin në kampionatin botëror të futbollit dhe madje as ti japim një shtyrje të lehtë njëri-tjetrit, ku arbitri nuk e ka mendjen.

Unë i jam shumë mirënjohës Italisë për ndihmën që po jep në përmirësimin e marrëdhënieve tona”- tha Ivica Daçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet