Sipas raporteve nga Spanja futbollisti Cristiano Ronaldo mund të dënohet me tre ndeshje jashtë fushe pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e sotme ndaj Cordobas.
Ronaldo ka bërë disa gjeste antisportive në takimin ndaj Cordobas dhe kështu është larguar nga fusha e lojës duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Realit në La Liga kundër Real Sociedadit, Sevillës dhe Atletico Madridit.
Referuar pamjeve nga ndeshja Ronaldo ka qëlluar me grushe disa prej futbollistëve të skuadrës kundërshtare.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Postimi tjeter