Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Barcelona “luan tenis”, fiton 6-0

Barcelona “bombardon” Granada-n, fiton RealiFestë golash në La Liga për Barcelonën, që fitoi me një rezultat tenisi 6-0 ndaj Elches, e cila forcën e Barcës e kishte provuar dhe në Kupën e Mbretit ku gjithashtu nuk kishte bërë një figurë të mirë.

Messi dhe Neymar shkëlqyen sërish për blaugranat duke shënuar të dy nga një gol, në një ndeshje spektakolare të ekipit të Enriques që duket se ka rigjetur formën më të mirë. Pjesa e parë ishte disi e vështirë për Barcën, që kaloi përpara në të 35-tën me Piquen.

Pjesa e dytë ishte ajo që fundosi plotësisht vendasit me Messin që realizoi golin e 2-0 në të 55-tën. Dalja me të kuq e Fajr në të 57-tën i krijoi hapësira pa fund katalanasve dhe mbi të gjitha Neymar, që brenda dy minuta shënoi dy herë.

Messi gjithashtu u kundërpërgjigj nga ana e tij duke shënuar dhe ai një tjetër në të 88-tën. Në të 93-tën ishte Pedro ndërkohë që vulosi fitoren e Barcelonës me golin e 6-0, me katalanasit që vazhdojnë të mbajnë hapin e Realit të Madridit.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet