5 mesazhe që nuk duhet t’ia dërgosh ish-it

Soft

zemJanë disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash. Pavarësisht ndjenjave që mund të të kenë mbetur, mbaj mend që ai tashmë është një ish dhe për këtë arsye, kurrë mos i dërgo këto mesazhe.Më vjen keq

Mos i dërgo diçka vetëm për të vazhduar kontaktet, sepse, siç e thamë, ai tani është ish i dashur, ndaj do të ishte më mirë që të vazhdosh përpara dhe të mos i lejosh që të sillet jeta rreth tij. Nga ana tjetër, nëse ti je “fajtore” për ndarjen, atëherë kërkimi i faljes vërtet është gjë e mirë që ta përfundosh këtë tregim.

Më ka marrë malli

Në shumicën e rasteve, ky deklarim nuk është i saktë, sepse ju i mbani mend vetëm momentet e bukura të kaluara së bashku, por jo edhe gjërat negative që jua ka bërë ai.

Mendoj për ty

Mbaje mend, sado që të jetë e vërtetë, që gjërat (në 95% të rasteve) kur përfundojnë, atëherë duhet të jenë të përfunduara përgjithmonë. Do t’i dërgosh shenjë që akoma e dashuron dhe ai këtë vërtet do ta kuptojë gabimisht.

SMS vetëm me një fjalë

Shmangu dërgimit të porosive vetëm një fjalë, si p.sh. “Ciao”, “Ok”, “Flm” etj. Nëse vërtet mendon se duhet t’i thuash diçka apo dëshiron që ta pyesësh për diçka, atëherë thuaja atë drejtpërdrejt.

Tekste këngësh

Është e vërtetë që nganjëherë tekstet e këngëve dinë të “godasin”, mirëpo kjo nuk është arsyeja që t’i dërgosh këngë. Ndarja mund të jetë e rëndë, por përpiqu të dalësh sa më parë nga kjo situatë. /Kosovarja.co/

ME TE LEXUARAT