Shkodër, procedim penal mësueses së Matematikës, u filmua duke rrahur nxënësit

Aktualitet

rrefPolicia e Shteti njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj mësueses Seula Piranaj 35 vjeç e cila jep lëndën e matematikës në shkollën 9 vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Ajo është filmuar sot duke dhunuar një nxënës ndërsa pamjet u bënë publike në internet.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, policia nisi procedimin penal ndaj mësueses, e cila siç shihet në video qëllon disa herë nxënësin me iniciale E.C.

Mësuesja akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër policia ka thënë se vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë. Rasti në fjalë i është referuar edhe Ministrisë së Arsimit për marrjen e masave ndaj mësueses 35 vjeçare e cila krahas kësaj po ndiqet edhe penalisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e bërë publike ditën e sotme, shfaqet mësuesja e matematikës teksa qëllon disa herë në kokë dhe në fytyrë nxënësit e shkollës 9 vjeçare.

Një video e publikuar në Facebook nga faqja “Jeta osh qef” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi shfaqet një rast i mirëfilltë dhune në ambientet e shkollës. Një nxënës i fillores dhunohet nga mësuesja e tij në klasë disa herë radhazi dhe kjo duket qartë teksa mësuesja e godet atë vazhdimisht në kokë dhe në fytyrë.

Sipas përshkrimit që kjo faqe i bën videos së publikuar, tregon se ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Koplik të Shkodrës.Ende nuk dihen motivet e kësaj dhune apo arsye pse mësuesja qëllon nxënësin teksa një veprim të tillë e ka të ndaluar. Në video nuk përcaktohet koha se kur është xhiruar kjo shfaqje e dhunës nga mësuesja ndaj nxënësit, por kuptohet qartë që i përket një periudhe të dimrit pasi në pamje si mësuesja dhe nxënësit janë të veshur me xhupa.

ME TE LEXUARAT