Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tabaku: Çmimi i lartë i karburantit, të hënën në 11 nis refuzimi i qeverisë

pd grafDeputetja e Partise Demokratike Jorida Tabaku shpjegon barrën e taksave që paguajnë shqiptarët për qeverinë në një litër karburant, duke e bërë çmimin më të lartë në rajon e në Europë. Të hënën në orën 11, nis aksioni i parë qytetar për ta detyruar qeverinë të tërhiqet nga kursi i varfërimit të shqiptarëve.

Ndonëse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka 6 muaj që ka filluar të bjerë me ritme galopante, shqiptarët ende paguajnë më shtrenjtë se sa fqinjët e tyre çmimin për një litër naftë. Nga Korriku i vitit të kaluar deri më sot çmimi ka zbritur nga 110 USD për fuçi në 48 USD për fuçi, duke rënë 120%. Për të shpjeguar se përse sot çmimi në Shqipëri nuk bie, duhet të shohim politikën fiskale që qeveria ka ndërmarrë ndaj naftës në këto dy vite qeverisje. Në vitin e parë të qeverisjes, me gjithë kundërshtimin tonë, qeveria rriti taksën e qarkullimit nga 7 lekë për litër në 17 lekë për litër, pra shqiptarët paguan 12 lekë për litër me TVSH më shumë në të gjitha pikat e karburantit për gjithë vitin 2014. Vetëm kjo rritje ishte 56 milionë USD më shumë nga xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Tabaku.

Në janar të këtij viti, vijoi ajo, qeveria ka filluar të aplikojë një regjim edhe më të rënduar taksash. PD thote se duke përfshirë edhe një rritje prej 17 në 27 lekë për litër, duke e cuar kështu taksën 24 lekë me TVSH për litër dhe duke marrë 56 milionë USD të tjera nga xhepat e shqiptarëve.

“Sot, qytetarët kur blejnë naftë në pikat e karburantit paguajnë; 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni, 25 lekë TVSH, 3.8 lekë taksë doganore, 5 lekë taksa ngjyrosje dhe portuale duke e shndërruar kështu peshën e taksave në çmimin përfundimtar në masën 60%. Kështu që as Kryeministri, as qeveria nuk kanë pse çuditen që sot çmimi i naftës në Shqipëri është 1.32 USD për litër e mesatarja botërore është 0.97 USD për litër. Shqipëria e ka karburantin 36% më shtrenjtë se mesatarja botërore, shumë më shtrenjtë se kushdo tjetër krahasuar me standartin tonë të jetesës. Dy vjet më parë kur çmimi i karburantit në tregjet ndërkombëtare ishte 3 herë më i lartë se sot, taksat zinin 40% te çmimit, ndërsa sot kur e gjithë bota përfiton nga ulja e çmimit të karburantit ne paguajmë 60% të çmimit vetëm taksa për qeverinë. Faktet janë të qarta dhe as arroganca e pushtetit e as ndonjë gënjeshtër tjetër nuk mund t’i mbulojë ato. Prandaj, ditën e hënë qytetarët në orën 11 do të fikin makinat e tyre. Në shenjë proteste ndaj taksave të larta, ndaj një qeverie arrogante që ditë për ditë mendon si të shpërblejë klientët e saj në kurriz të qytetarëve. Të hënën në 11, nis aksioni i parë i qytetarëve. Partia Demokratike do të jetë në anën e tyre, derisa qeveria të tërhiqet”, nenvizoi Tabaku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet