Njëri nga 9 personat e arrestuar gjatë aksionit që zbuloi laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, Ilir Hyseni, i njohur ndryshe edhe me emrin Bali Meta, rezulton person në kërkim që më parë nga Interpoli.
Ka qenë Interpol Kanadaja që e ka shpallur në kërkim shqiptarin për mbajtje e trafikim narkotikësh, më saktësisht trafikim kokaine.
Në skedën e interpolit thuhet se shqiptari është 47 vjeç, ndërsa jepen edhe detaje të tjera të karakteristikave të tij fizike.
Ilir Hyseni ishte personi kryesor i denoncuar nga policia gjermane në dosjen e sjellë në Shqipëri për trafikun e kokainës.
Ai rezulton se ka pasur telefonata të shumta me Ermal Hoxhën dhe disa prej personave të tjerë që punonin në laboratorin e kokainës në Elbasan.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Fotoja “e nxehtë” e këngëtares që mori 500 mijë pëlqime në pak orë