Kompania Samsung prezantoi këtë javë Galaxy Grand Neo Plus, një telefon jo shumë i shtrenjtë, që nuk të impresionon me specifikat dhe dizajnin e tij.
Ky është një pasardhësi i Grand Neo, që u prezantua vitin e kaluar. Modeli Grand Neo Plus me numër GT-I9060I, ofron dy vende për karta SIM. Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 480 x 800 piksel, fuqizohet nga procesori Broadcom me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz.
Ai ka edhe kamera ballore 2 megapiksel dhe kamera të pasme 5 megapiksel me blic LED. Pjesë e karakteristikave të tij janë dhe lidhja HSPA+, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2100 mAh.
Ky është telefoni i dytë inteligjent i Samsung-ut që bën pjesë tek seritë Galaxy Grand të prezantuar gjatë këtij viti, pas Galaxy Grand Max.