Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ribery bën akuza të rënda ndaj “Topit të Artë”

RIBERYFank Ribery u rikthehet edhe një herë polemikave rreth Topit të Artë, duke kujtuar se ky cmimin individual është pilitik dhe mbetet një lojë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Dy sulmuesit që mbrojnë ngjyrat e Realit të Madridit dhe Barcelonës e kanë bërë pronë të tyre këtë trofe në 7 edicionet e fundit dhe sipas Ribery askush nuk mund t’i rivalizojë dy yjet e Primera Division.

“Për aq kohë se Ronaldo dhe Messi do të jenë në qarkullim, finalisti i tretë duhet ta ketë të qartë se përballë tyre nuk do të ketë shanse për të fituar. Është e njëjta histori cdo vit. Nuk e di se cfarë duhet të fitojë një futbollist për ta fituar Topin e Artë. Manuel Nuer është portieri më i mirë në botë në dy-tre vitet e fundit, ai fitoi trofe të rëndësishëm me Bayernin, triumfoi në Kupën e Botës si dhe u shpall gardiani më i mirë në Brazil 2014. Me sa duket kjo nuk mjafton dhe unë thjesht nuk e kuptoj këtë gjë. Për mua është cmimi i Topit të Artë është politik.”

Frank Riberi u rendit i tretë në këtë garë për vitin 2013, ndonëse kishte luajtur një rol kyc te Bayerni, që nën drejtimin e Jupp Heinckens fitoi gjithcka në atë vit. Francezi pasi humbi Kupën e Botës për arsye dëmtimi u tërhoq përfundimisht nga kombëtarja, për t’iu përkushtuar vetëm Bayernit të Mynihut.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet