Prokurori i Krimeve të Rënda: Nuk e dinim cfarë do gjenim në laboratorin e drogës

Aktualitet

eugen-beciiiProkurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, pjese e nje paneli në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, ne lidhje me operacionin antidroge “Xibraku” deklaroi se deri në momentin e ndërhyrjes në fshatin Xibrakë, nuk dihej çfarë fshihej aty dhe për më tepër nuk dihej se në ato magazina ndodhej një laborator i përpunimit të drogës.

Perfaqesuesi i organit te akuzes ka sqaruar se më 17 dhjetor mbërriti një informacion nga Gjermania, per te cilin u informua prokuroria dhe policia. Sipas ketij informacioni dyshohej në territorin shqiptar kryhej trafik lendesh narkotike mes disa shtetasve qe jetonin ne Shqiperi te lidhur me disa qe jetonin ne shtetin gjerman. Beci sqaroi se në bashkëpunim me policinë janë identifikuar personat e perfshire.

Ai beri te ditur se dy dite perpara operacionit jane marre te dhenat. Sipas Prokurorit te Krimeve të Rënda, as hetuesit madje nuk dinin as se çfarë ndodhej në makinën ku u zbulua gati 19 kg kokainë. Beci nënvizoi se nuk mund ta shtynin më gjatë hetimin pasi rrezikonin të zbuloheshin dhe se aksioni mund të dekonspirohej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndersa duke folur per shperthimet e me tritol ne vend ai tha se nga hetimet kanë rezultuar mënyra të ndryshme të funksionimit të atyre që quhen “vrasës me pagesë” me anë atë shpërthimit me tritol. Sipas Prokurorit, kjo varet nga mënyra se si bëhet porosia për të goditur një person.

Beci theksoi se nderkohe, ka pasur disa arrestime të grupeve që vendosin lëndë shpërthyese në automjete. Ndersa ne lidhje me kercenimet e bera nga Emiliano Shullazi ne drejtim te kreut te Partise Demokratike, Lulzim Basha, Prokurori i Krimeve të Rënda, Beci, pranoi se nga hetimet e deritanishme rezulton se Shullazi dhe deputetja demokrate, Voltana Ademi, kane qene ne te njejtin lokal, ashtu sic pretendon ligjvenenesja e djathte, por ai nuk dha detaje nese ka prova edhe per kercenimin e bere nepermjet saj per kryetarin e PD-se, Basha.

ME TE LEXUARAT