Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paloka: Tahiri ushtroi presion ndaj medias dhe prokurorisë

paloka2014Partia Demokratike permes kryetarit te grupit parlamentar Edi Paloka dënon ndërhyrjet e Ministrit të Brendshëm në debatet televizive dhe presionet që ai ushtroi ndaj medias e ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë. Lidhjet e tij me krimin dhe dyshimet që lindin pas fabrikës së Kokainës sjellin nervozizmin e deklaratat e papranueshme të Tahirit.

Ministri i Brendshëm shantazhoi mbrëmë përfaqësuesit e medias dhe të prokurorisë, në një tur telefonatash në dy prej studiove televizive më në zë të vendit, ku debatohej dhe ngrihej shqetësimi për mungesën e rendit dhe të sigurisë në vend. Me tone të larta, skandaloze, të papranueshme Tahiri përsëriti disa herë kërkesën që analistët të rishikonin qëndrimet e tyre e të mos kritikonin, si dhe i dha urdhra politikë përfaqësuesit të prokurorisë, drejtpërdrrejt në sytë e mbarë opinionit. Në këtë sjellje të dyshimtë, si e ndikuar nga efektet e substancave të paligjshme, Ministri i Brendshëm, kaloi disa herë vijën e kuqe, duke treguar mentalitetin e tyre qeverisës, që kujtojnë se kanë të drejtë të urdhërojnë median, prokurorinë, e këdo që nuk mendon njësoj si ata”, u shpreh Paloka.

Tek zoti Tahiri, vijoi ai, ka dhe arsye të tjera që shpjegojnë këtë crregullim. “Askush nuk do të merrej seriozisht me të, por kur një i pakthjellët që ulëret e kërcënon për kritikat që i bëhen, është Ministër i Brendshëm, atëherë fenomeni është shqetësues. Kanë dalë fare hapur në publik, dhe gjithkush e di sot, se Saimir Tahiri është i lidhur me krimin e organizuar, se është mik i Emiliano Shullazit. Sic dihet se sot është e premte, ashtu e dinë qytetarët edhe për këtë kumbari mes tyre , ky është dhe burimi i nervozizmit të Ministrit të Brendshëm. Ai vetë e pranoi mbrëmë në fakt, në atë ndërhyrjen e tij halucinante. E pranoi se Emiliano Shullazi ka kërcënuar kreun e opozitës, por nuk është marrë asnjë masë ndaj tij,perkundrazi, sipas gjykimit personal të Ministrit, kreu i opozitës e meriton një trajtim të tillë”, theksoi Paloka.

Sigurisht, vijoi ai, Tahiri i tregon burgun kujtdo që guxon të kërcënojë Kryeministrin. “Kemi rastin e avokatit që përfundoi në qeli pas presionit që i bëri Edi Ramës. Dhe ne nuk jemi aspak kundër mësaj mase, ligji duhet të funksionojë. Por tjetër gjë ndodh në rastin e kërcënuesit të kreu të opozitës. Atij i ofrohen lehtësi dhe mbrojtje, dhe mbrojtja shkon deri atje sa del Ministri i Brendshëm dhe bën avokati për të edhe në studio televizive. Pikëpyetjet që po ngrihen për lidhjet e tij me fabrikën e kokainës e bëjnë gjithashtu nervoz Ministrin. Pikëpyetjet që po ngrihen për faktin se krerët e vërtetë të rrjetit i shpëtuan aksionit të policisë, e bëjnë sërish nervoz Ministrin. Na lini të punojmë thotë ministri, se e di ai vetë, kë arreston, kë lë të lirë, kë ndihmon të kërcënojë kreun e opozitës, kujt i hap rrugët e trafikut. Jo zoti Ministër. Jo zoti Kryeministër. Nuk ka për të ardhur asnjë ditë kjo kohë që ju po kërkoni. Për fat qytetarët sot kanë informacion, ka përfaqësues të medias që janë të lirë dhe zëri i tyre dëgjohet. Dhe është opozita, Partia Demokratike që do ta bëjë cdo ditë betejen me krimin, dhe me lidhjet e krimit me pushtetin, me qeverinë, me ministrin e Kryeministrin. Cdo ditë, pa u ndalur. Derisa e keqja të shkulet me rrënjë”, insistoi Tahiri.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet