Nuk ishte gjinekolog por kryente kontrolle: I riu për një muaj pretendoi se ishte mjek

Soft

gjinNjë 17-vjeçar nga Florida kishte pretenduar të jetë një mjek në repartin e gjinekologjisë në perëndim të Palm Beach, për më shumë se një muaj ai punoi para se stafi i spitalit kuptoi se kush ishte ai në të vërtetë. “Mendimi i parë që e mendoja ishte se unë po plakem, pasi mjekët e sotëm çdo vit janë të gjithë të rinj dhe më të rinj”, tha Dr. Kent nga spitali në Palm Beach.Gënjeshtra e tij u zbulua vetëm kur pacientit të “tyre” i ishte paraqitur si Dr Sebastian Kent, i cili ka punuar në repartin e gjinekologjisë, transmeton TetovaSot. Raporti i policisë deklaroi se adoleshenti ishte në kirurgji ndërsa Dr. Sebastian kryente kontrollet. Ai pastaj e thirri sigurimin të cilët thirrën policinë. Spitali tha se i riu nuk kreu asnjë ekzaminim tek pacientët dhe shtoi se autoritetet lokale janë njoftuar menjëherë dhe një hetim është duke u zhvilluar. Nëna të riut 17-vjeçar, tha se ai nuk ishte nën ndikimin e asnjë ilaçi, dhe ndaj tij nuk është ngarkuar asnjë akuzë. Indeksonline

ME TE LEXUARAT