Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nëna e pengut japonez apel ISIL-it t’ia lirojë djalin

isilNëna e njërit prej dy pengjeve japonez që janë kërcënuar me ekzekutim nga ISIL, ka bërë një apel emocional për lirimin e tij, duke u thënë gazetarëve të premten se qëllimi dhe motivi i djalit të saj për të qenë në atë rajon ishte vetëm humanitar, raporton AA.

“Djali im nuk është armik i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL),” raportoi Japan Times, duke iu referuar fjalëve të Junko Ishidos në konferencën për shtyp, nënës së njërit prej dy pengjeve japonezë që mbahen nga ISIL.

“Nëse duhet do të mund të ofroj jetën time që djali im të lirohet. Kjo do të jetë një sakrificë e vogël nga ana ime”.

Nëna 76-vjeçare gjatë konferencës ka kërkuar falje nëse djali i saj ka krijuar ndonjë problem, duke përsëritur se motivi i vizitës së djalit të saj për të vizituar Sirinë ishte një dëshirë e thjeshtë humanitare.

Ajo tha se kishte shumë pak njohuri dhe të dhëna rreth ISIL.

Fjalët që bën përshtypje ishin se ajo ka ftuar ndonjë fëmijë musliman që dëshironin për të ardhur në Japoni për turizëm apo të studime që të vizitojë dhe qëndrojë në shtëpinë e saj.

Në një video të publikuar 3 ditë më parë, një militant i maskuar i ISIL kërcënonte se në rast se nuk jepen për 72 orë sasia prej 200 milionë dollarë nga Japonia dy pengjet do të vriten.

Në videon e publikuar kërkohet shumë e lartpërmendur për të lënë të lirë dy pengjet, njëri prej të cilëve është identifikuar si gazetar me emrin Kenji Goto, së bashku me një person tjetër.

Raportohet se Goto, 47 vjeç kishte udhëtuar për në Siri për të gjetur pengun tjetër, Haruna Yukaëa, një i kontraktuar i një kompanie sigurie që ishte kapur nga militantët në muajin gusht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet