Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në përgatitje telefoni më i hollë në botë

telVivo X5 Max, për momentin, është duke e mbajtur titullin “smartfoni më i hollë në botë”, me një hollësi prej vetëm 4,75 milimetra.

Megjithatë, telefoni i ri nga Kina synon për të marrë këtë titull nga kompania Vivo. Nëse nuk keni dëgjuar për kompaninë Ivvi, nuk keni faj, sepse kjo kompani punon vetëm në një pjesë për prodhuesin më të madh lokalë të smartfonave, Coolpad.

Ivvi është duke përgatitur një telefon i cili është vetëm 4,7 milimetra i hollë, transmeton Koha.net. Edhe pse është vetëm disa milimetra më i hollë se modeli Vivo X5 Max, telefoni i ri mund t’ia sigurojë një vend në historinë e smartfonave kompanisë Ivvi.

Tani për tani, ky telefon ende nuk është konfirmuar ndërsa spekulohet se posedon një ekran prej 4,7 inç, detajet e tjera rreth këtij telefoni nuk ka.

Ky smartfon 4,7-inç me trashësi prej 4,7 milimetra vepron si një pajisje kompakte dhe mbetet të shihet se si do të tregojë veten në segmentin e baterisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet