Njëri nga tre xhihadistët të cilët gjatë këtij muaji kryen sulme në Paris dhe në rrethinë, Ahmady Coulibaly, është varrosur afër kryeqytetit francez.
Autoritetet në Mali, prej nga është me origjinë Coulibaly, kanë refuzuar që ai të varroset në vendin e tyre.
Coulibaly, i cili ka vrarë pjesëtaren e policisë franceze dhe katër hebraikëve gjatë sulmeve të bëra më 7 deri më 9 janar, është varrosur në varrezat afër Parisit, njofton AFP.