Mediat serbe kanë njoftuar se fotografia me flamurin e dronit, ku paraqitet harta e trojeve shqiptare, më nuk figuron në sajtin zyrtarë të kryeministrisë shqiptare.
Sipas tyre bëhet fjalë për foton që ishte e vendosur në faqen e internetit të qeverisë së Shqipërisë e që paraqiste foton e bërë publike nga qytetarët në faqen e murit të kryeministrisë, gjatë një aktiviteti për festat e fundvitit.
Mediat kanë cituar burime zyrtare nga Ministria e Jashtme e Serbisë që i kanë thënë të përditshmes serbe Vecernje Novosti, se ambasada serbenë Tiranë ka dorëzuar një notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Disa ditë pas kësaj, duket se fotoja është hequr nga faqja e kryeministrisë dhe Facebook-u personal i Edi Ramës.