Dhuna e vazhdueshme nga bashkëshortja e tij, ka detyruar një burrë në qytetin e Lezhës ti drejtohet policisë, për të kërkuar mbrojtje e ndihmë.
Sipas policise, 52 vjeçari P.N., ka trokitur në drejtorine e Lezhës ditën e djeshme rreth orës 12:00, ku ka deklaruar se prej kohësh, në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshortja e tij, M.N., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Dy bashkëshortët janë banues në Shëngjin të Lezhës. Policia ka dokumentuar rastin dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes së Menjëhershme për 52 vjeçarin.
Policia tha se me pas materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes.