Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Legalizimet falas në Kavajë, Rama: Në 1 vit arritëm atë që nuk u bë për 20 vite

edi ramaKryeministri Edi Rama shpërndau sot lejet e legalizimit falas në Kavajë, ndërsa u kujtoi banorëve se, qeveria ka realizuar në 1 vit atë që nuk u bë në 20 vite nga qeverisja e mëparshme.

Gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës, kreu i ekzekutivit tha se, “në 8 vjet (2005-2013), ata që ju i besuat për 20 vjet pa kushte votën, kishin si shpërblim ndaj jush vetëm një legalizim dhe ai ishte lokali ngjitur me bashkinë”.

“Jam shumë krenar se çfarë kemi premtuar po bëhet realitet. Jam shumë i lumtur që ky qytet me tradita të hershme bashkëkohore, që ka një kontribut të posaçëm në transformimin demokratik, pas 25 vjetësh po sheh dritë dhe po bëhet me sheshin evropian mesdhetar që i takon qytetarëve dhe do të jetë një nga hapësirat më të bukura të Shqipërisë”, tha kryeministri.

Kreu i ekzekutivit gjithashtu vlerësoi edhe kryebashkiakun e Kavajës për punën e kryer. I jam mirënjohës Kryetarit të Bashkisë i cili u ka qëndruar punëve në kokë si në shtëpinë e tij, me një përkushtim për t’u marrë shembull dhe ka bërë të mundur që qeveria të angazhojë shumën më të madhe të fondeve krahasuar me 20 vjet, brenda një viti të vetëm.  “Se kaluat 20 vjet dhe ju përmendën një sistem ujësjellësi që nuk punon. Ne jemi të vendosur që atë që po shikoni nga qendra e Kavajës, ta shihni në çdo rrugë dhe hapësirë ku ju jetoni”, deklaroi Rama, teksa nisi dhe shpërndarjen e legalizimeve falas.

Më herët, Rama ka shpërndarë lejet e legalizimit falas në Tiranë, Korçë, Kamëz, Durrës etj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet