Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kosovë, arrestohen dy persona për “krime kibernetike”

ksPolicia e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, shtetas bullgarë, nën dyshimin për “kryerje të aktiviteteve ilegale që kanë të bëjnë me krime kibernetike”. “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike pas pranimit të disa informacioneve të besuara, ka vepruar intensivisht dhe përmes një pune hetimore-opracionale ka ndërmarrë veprime konkrete, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë dy muajve të fundit në vazhdimësi dyshohen të kenë kryer aktivitete ilegale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj kumtese, të dyshuarit duke përdorur pajisje të modifikuara kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomate në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Policia bën të ditur se gjatë realizimit të kontrollit të veturës dhe lokacionit ku ata qëndronin përkohësisht, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një numër të madh të pajisjeve, shumica elektronike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet