Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ja për cfarë u zotua para kombit pasardhësi i Mbretit të Arabisë

mbreti-salamanMbreti Selman, pasardhësi i fronit të Arabisë u zotua për të mbajtur kombin e pasur në një kurs të qëndrueshëm, sikurse gjysmë-vëllai i tij, Mbretit Abdullah.

Abdullah vdiq sot në moshën 90 vjeçare. Në deklaratën e tij të parë publik si sundimtar, 79-vjeçari u zotua për të “mbetur me fuqinë e Perëndisë, bashkangjitur në rrugën e drejtë që ky shtet ka ecur që nga themelimi i tij.”

Ai bëri thirrje për “unitet dhe solidaritet” në mesin e myslimanëve dhe u zotua të punojë në “mbrojtjen e kauzave të kombit tonë.”

Selman e emëroi nipin e tij, ministrin e Brendshëm Princin Mohammed bin Nayef, 55 vjeçar, si të dytin në linjë për fronin, pas Princit të Kurorës, Moqren, 69 vjeçar.

Selman gjithashtu emëroi një nga bijtë e tij, si ministër të Mbrojtjes. Udhëheqësit botërorë e vlerësuan lartë mbretin e ndjerë Abdullah, si një ndërmjetës kryesor midis myslimanëve dhe Perëndimit.

Megjithatë, fusha më e kritikuar të mbeti respektimi i të drejtave të njeriut. Nga Mbreti Selman, u kërkua të bëjë më shumë për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e grave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet