Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Genc Xhixha, “bosi i kokainës” është arratisur?

xhixhaPolicia dyshon se Genci Xhixha personi i cili mendohet si financuesi dhe organizatori kryesor i rrjetit të trafikut të kokainës që prodhohej në Xibrakë mund të jetë larguar nga Shqipëria. Burime pranë uniformave blu thanë se që prej nisjes së operacionit Xhixha u shpall në kërkim dhe pas informacioneve se ai ishte në Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij por pa asnjë gjurmë të 38-vjeçarit. Sipas policisë janë pyetur të gjithë të afërmit mes tyre dhe nëna e tij Maria por që ende nuk kanë mundur të zbulojnë vendndodhjen e Xhixhës. Edhe pse priten verifikimet e kamerave të sigurisë dhe regjistrat e kontrolleve në pikat kufitare për të parë nëse 38-vjeçari ka dalë jashtë vendit me identitet të rremë, hetuesit mendojnë ndryshe. Burime pranë policisë thanë se Xhixha mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin në rrugë tokësore ndërkohë që verifikimet kanë nisur dhe në portet kryesore të vendit. Nga të dhënat e Sistemit TIMS, Xhixha ka mbërritur dy ditë para operacionit të policisë në Xibrakë në datën 12 janar 2014. Pas kësaj date ai nuk ka dalë më nga Shqipëria. Sic raporton televizioni Vizion Plus, Xhixha dyshohet dhe si personi i cili ka mundësuar ardhjen e kolumbianëve në Shqipëri. Ai gjithashtu mbante kontakte të vazhdueshme me Ermal Hoxhën, i cili brenda një kohe të shkurtër kishte dalë disa herë nga pika e kalimit kufitar të Murriqanit dhe Hanit të Hotit me automjete të ndryshme. Hetuesit dyshojnë se këto dy pika mund të jenë shfrytëzuar për transport droge, por kjo ende nuk është verifikuar, pasi operacioni u finalizua me arrestime në flagrancë në kryeqytet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet