Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Eurodeputeti: Spiunet përgjojnë nga telefonat edhe kur nuk jeni duke folur

pergjimet-eurodeputetiOrganet e spiunazhit perdorin masivisht aparatet e telefonave, ne menyre te vecante smartphones, per te kryer pergjime masive. Menyra me e mire per ta shmangur kete, eshte te fikni telefonin, te hiqini baterinë dhe ta vendoseni në një tjetër dhomë. “Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur përgjimin e mundshëm tuajin”.

Eurodeputeti austriak, Paul Rubig, prezantoi nje raport lidhur me kete ceshtje, ku thuhet se nëpërmjet telefonave inteligjentë sot është e mundur të përgjohen jo vetëm bisedat telefonike, por edhe ato që ju bëni me miqtë tuaj në një tavolinë, në shtëpi apo kudo tjetër.

Raporti veren se ‘spiunët’ përdorin mikrofonin e telefonit inteligjent për t’ju përgjuar dhe për ta parandaluar këtë nuk mjafton vetëm fikja, por edhe heqja e baterisë, e në disa lloje telefonash edhe ruajtja e një distance të caktuar nga aparatura.

“Mikrofoni dhe telekamerat e telefonave inteligjentë mund të përdoren lehtësisht nga distanca për qëllime spiunimi”, deklaroi për gazetarët eurodeputeti austriak, Rubig gjatë prezantimit të raportit me titull “Spiunazhi në masë”.

Ai tha se këto funksione janë relativisht të lehta për t’u përdorur dhe jo vetëm prej autoriteteve publike apo të sigurisë së një vendi, por edhe për qëllime terroriste apo kriminale.

Në thelb, thuhet në raport, telefonat inteligjentë janë shndërruar në përgjues efikasë dhe në gjendje të regjistrojnë biseda në një mjedis të caktuar. Shpesh janë vetë përdoruesit ata që aktivizojnë  pa dijeninë e tyre këto funksione që u shërbejnë palëve të treta, sidomos duke shkarkuar aplikacione pa lexuar më parë me kujdes kushtet e përdorimit të këtyre aplikacioneve dhe aksesit që ato kanë në telefon.

“Për këtë, e vetmja mënyrë për të qenë të sigurtë është të hiqet bateria, gjithmonë nëse nuk është e integruar me aparatin ose të lihet telefoni në një tjetër ambient nëse nuk dëshironit të përgjoheni”, shpjegon Rubig.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet