Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Elvana paralajmëron albumin e tretë

elvanaKëngëtarja e famshme shqiptare, Elvana Gjata, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta publikojë albumin e saj të tretë në karrierë.

Ylli që së fundmi ka shijuar sukseset me këngët: “Puthe”, “Disco Disco” dhe tani ka thënë se është në përgatitje të albumit më të ri, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Pasi ka arritur shifrën e 200 mijë ndjekësve në rrjetin Instagram, Elvana ka gjetur kohën që të falënderojë të gjithë për përkrahjen që ia kanë dhënë fansat e saj gjatë tërë këtyre viteve.

Në një postim ajo ka falënderuar të gjithë dhe krejt në fund ka shkruar se albumi i tretë do të publikohet shumë shpejt.

“Për mua shifrat nuk kanë pasur asnjëherë rëndësi!Thjesht kjo ‘rrumbullakosja’ e sotme më shtyu të ndaj me ju atë që ndjej gjithmonë edhe pse shprehem rrallë… Për mua vlen të frymëzoj, të gjallëroj gjendjen shpirtërore, të lumturoj dikë, të jap një mesazh të vlefshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Mirënjohje e thellë që ju kam,të gjithëve,të vërtetë! Për mua është 200 mijë herë përgjegjësi! Shumë shumë punë përpara..

Me kembë në tokë dhe kokën lart… Albumi 3 po vjen ne jete!”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet