Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Demokrati më i fuqishëm i Nju Jorkut, i akuzuar për korrupsion

SILVER-634x356Kryetari i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Shelldon Sillver, doli të enjten para trupit gjykues pasi është akuzuar për korrupsion dhe marrje ryshfetesh në shifra që kapin vlerën e miliona dollarëve.

I konsideruari si demokrati më i fuqishëm i Nju Jorkut për dy dekada me radhë, ai është akuzuar zyrtarisht nga autoritetet federale pas një hetimi të gjatë, pasi nuk ka raportuar të dhëna të sakta për 6 milionë dollar të marra nga dy firma të mëdha juridike, që prej vitit 2002.

70-vjeçari Sillver, me profesion jurist, mban kryesinë e Asamblesë së Nju Jorkut që prej vitit 1994. Gjatë qendrimit të tij në detyrë, ku ka spikatur për dorën e hekurt dhe vendim-marrjet e guximshme, ai ka parë të ndryshojnë guvernatorë, kryetarë bashkie dhe shumë politikanë të tjerë në Nju Jork, por duket se nuk do ta mbyllë me nder karrierën në politikë.

Hetimi mbi Sillverin u pezullua befas nga Guvernatori i Nju Jorkut, Endrju Kuomo, disa muaj më parë, por u vazhdua falë këmbënguljes së autoriteteve federale, përkatësisht prokurorisë së Manhatanit dhe FBI.

Nëse dënohet, atë e presin maksimumi 20 vjet burg për secilën nga akuzat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet